DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zyra e Presidentit dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi

Sekretari i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Fahri Breznica dhe Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit midis Zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Memorandumi u nënshkrua në prani të Presidentes Atifete Jahjaga dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Memorandumi përfshin koordinimin dhe mbështetjen  e aktiviteteve për ofrimin e trajtimit psiko-social dhe shërbimeve shëndetësore falas për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.