Me ftesën e Komandës Amerikane të Kampit Bondsteel, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, mori pjesë në Ballon e Ushtrisë Amerikane (Army Ball) për të shënuar 249 vite të shërbimit të saj. Ushtria Amerikane u krijua më 14 qershor 1775 dhe mbajtja e ballos shërben për t’i nderuar të gjithë martirët që dhanë jetën duke shërbyer për vendin e tyre dhe njëkohësisht për të inkurajuar ushtarët e rinj që i bashkangjiten shërbimit ushtarak. Zotëria i Parë, si i deleguar i Presidentes Osmani në këtë ngjarje, shprehi mirënjohjen e thellë për shërbimin e të gjithë ushtarëve amerikan përgjatë viteve në Kosovë dhe anembanë botës për të garantuar paqe dhe siguri për të gjithë.
Në këtë ballo, e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë, të pranishmit ngrenë dolli edhe për nder të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i shprehur mirënjohjen e ndërsjellë për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.