Zëvendëskryesuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK), Qerim Bajrami dhe Kujtim Paçaku e kanë dënuar nëpërmjet një deklarate sulmin me armë zjarri nga deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryesues i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Petar Miletiq.
Në deklaratë thuhet:“Me ashpërsinë më të madhe dënojmë plagosjen e rëndë me armë zjarri të kryesuesit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe njëherit deputet i Parlamentit të Kosovës, z. Petar Miletiq, që ndodhi në afërsi të banesës së tij në Mitrovicë.Ky sulm i paskrupullt është i drejtuar kundër proceseve demokratike dhe zbatimit të ligjit në Kosovë, me synimin përfundimtar frikësimin e përfaqësuesve të komuniteteve të cilët janë faktor kyç në jetën institucionale të Kosovës.Nga organet kompetente kërkojmë të zbulohen akterët e sulmit dhe të vihen para drejtësisë”, theksojnë në deklaratën e tyre zëvendëskryesuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të cilët i dëshirojnë z.Miletiq shërim të shpejtë dhe vazhdim të punës në kryesimin e KKK-së”.