presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës

Presidentja e zgjedhur e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti duhet të rregullojnë një ekonomi të dobët që u siguron kosovarëve një pagë mesatare mujore prej 500 eurosh.

Ligjvënësit zgjodhën të dielën politikanen më të popullarizuar të Kosovës, Vjosa Osmanin, si presidente, duke tejkaluar bojkotin e opozitës që një ditë më parë ia kishte pamundësuar parlamentit arritjen e kuorumit.

Profesoresha 38 vjeçare e juridikut, një prijëse e brezit të vendosur për ta luftuar korrupsionin, mori 71 vota nga 82 deputetë të pranishëm dhe u “zgjodh presidente e republikës”, deklaroi kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.

Osmani u mbështet nga Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja e tij Vetëvendosje, e cila fitoi më shumë se 50 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme në shkurt.

Këto zgjedhje u bënë pikëkthesë në një legjislaturë prej 120 deputetësh, e cila dominohej nga ish guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët luftuan forcat serbe në një luftë të hidhur gjatë viteve 1998-99.

Fitorja e së dielës në tentativën e tretë të parlamentit tejkaloi ngërçin e shkaktuar nga deputetët, përfshirë ish guerilët dhe pakicën serbe, të cilët bojkotuan votimin në ditën e shtunë.

Osmani dhe Kurti tani duhet të rregullojnë ekonominë e dobët që u siguron kosovarëve një pagë mesatare mujore prej 500 eurosh (më pak se 600 dollarë) dhe që ka çuar papunësinë e të rinjve në rreth 50 përqind.

Shumë të rinj kanë migruar në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Kurti dhe Osmani të dy premtuan më shumë “drejtësi dhe vende pune” gjatë fushatave të tyre.

Për më tepër, tensioni shoqëror midis kosovarëve dhe serbëve ende qëndron, pasi Beogradi ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Osmani kishte mbajtur postin e presidentes për disa muaj në vend të Hashim Thaçit, ish udhëheqës guerilje, i cili u akuzua në nëntor për krime lufte.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të bëjnë presion në qeverinë e re për të vazhduar dialogun me Serbinë që synon zbutjen e tensioneve rajonale.

Ndërkohë, Osmani dhe Kurti duhet të aktivizohen shpejtë në lidhje me mungesën e vaksinave kundër COVID-19 dhe një sistem shëndetësor të mbingarkuar ndërsa vendi po bënë orvatje për të ndaluar pandeminë e koronavirusit që ka marrë jetët e 1,900 qytetarëve.

Artikull nga France 24
https://www.france24.com/en/live-news/20210404-vjosa-osmani-elected-president-of-kosovo 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.