presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në urim thuhet:Të nderuar besimtarë,Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.