presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, zonjën Lala Omar Gad.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e vendit i kanë dhënë përparësi investimit në fëmijë dhe në gra, pasi që kjo paraqet investim në të ardhmen e një shteti dhe të gjithë shoqërisë. Ajo tha se fëmijëve duhet krijuar kushtet për një jetë më të mirë dhe theksoi se fëmijëve në Kosovë, me ligjet e vendit dhe me Kushtetutë, ju garantohen të gjitha të drejtat e parapara edhe me konventat ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve duhet të zbatohen. Udhëheqësja e  zyrës së UNICEF-it në Kosovë, zonjën Lala Omar Gad, u fokusua në respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke theksuar se në këtë drejtim duhet më shumë punë dhe investim nga të gjitha palët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.