presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Festës së Bajramit të Vogël

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi sot udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

Në urim thuhet: Të gjithë besimtarëve myslimanë të Republikës së Kosovës ua uroj festën e Bajramit të Vogël. Bajrami i Vogël është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin; ditë që simbolizon sakrificën për të mirën, për paqen dhe lumturinë e të gjithë njerëzve kudo që janë. Le të shërbejë kjo festë si rast për t’ua zgjatur dorën e ndihmës e të kujdesit të gjithë atyre që kanë nevojë. Në ndihmën dhe solidaritetin me të tjerët është edhe madhështia e kësaj feste. Uroj që këtë festë ta kaloni me më të dashurit tuaj dhe me sofrat plotë. Me fat Bajrami i Vogël!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.