Sot u zhvillua ceremonia solemne e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, Justina Shiroka-Pula.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues politikë, deputetë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, si dhe personalitete të tjera publike.
Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, Justina Shiroka-Pula, pranoi zyrtarisht detyrën nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Pranimi zyrtar i detyrës shënoi edhe kalimin institucional të përgjegjësive të Presidentes së Republikës, në përputhje me procedurat dhe praktikat institucionale të vendit.
Me këtë rast, Presidentja Justina Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e saj për ushtrimin e përgjegjësive institucionale në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
“Qëllimi ynë është që të punojmë e të kontribuojmë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, në interes të Republikës”, tha Presidentja Justina Shiroka-Pula.
Në këtë frymë, fillimi i mandatit të ri presidencial shënon një etapë të re në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në përgjegjësinë institucionale, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, si dhe në ushtrimin e detyrës në interes të qytetarëve dhe të vendit.







