Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare.
Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.
“Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Ajo tutje ka thënën se garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje.
“Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje. Suksese ekipit të Kosovës!”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.















