Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.
“Në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Në fund, U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar Presidentin Mattarella dhe Kryeministren Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë.


