...

U.D. Presidentja Haxhiu priti senatoren amerikane Joni Ernst: Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekorova senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim senatoren amerikane Joni Ernst.

U.D. Presidentja Haxhiu, ka thënë se senatorja Ernst është një mike e dëshmuar e Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

U.D. Presidentja Haxhiu dhe senatorja Ernst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekorova senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.