...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Zëvendëskryeministrin Fikrim Damka dhe një delegacion përfaqësues të komunitetit turk, me rastin e shënimit të Ditës së Turqve, 23 prillit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me rastin e shënimit të Ditës së Turqve, 23 prillit, datë që përkon edhe me themelimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe rrugëtimin e shtetit modern turk, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministrin Fikrim Damka dhe një delegacion përfaqësues të komunitetit turk.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar që komuniteti turk ka dhënë ndër vite në ndërtimin e institucioneve demokratike, jetën publike dhe zhvillimin shoqëror të Kosovës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Në takim është diskutuar, për rolin dhe përfshirjen e tyre në arsim, kulturë dhe institucionet e vendit, si dhe për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit të tyre.

“Rikonfirmova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë dhe theksova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.