...

U.D. Presidentja Haxhiu: Afrimi ra në krye të detyrës, por atë mëngjes ai dhe kolegët e tij e mbrojtën Republikën

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

“Tri vjet më parë, Afrimi u nis në detyrë dhe nuk u kthye më në shtëpi. Në Banjskë, ai ra duke mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës nga sulmi terrorist i 24 shtatorit”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se për Kosovën, Afrim Bunjaku është Hero.

“Për familjen e tij është Afrimi që mungon çdo ditë. Bashkëshorti, babai, vëllai që për 22 vjet kishte veshur uniformën e Policisë së Kosovës dhe i kishte shërbyer vendit të vet”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Familjes Bunjaku i ka shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen e thellë.

“Afrimi ra në krye të detyrës, por atë mëngjes ai dhe kolegët e tij e mbrojtën Republikën. Për këtë, Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse. Lavdi Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.