DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, z. Johann Brieger, i cili me këtë rast dorëzoi Letrat kredenciale.

Z. Krasniqi vlerësoi gjatë takimit me ambasadorin Brieger marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe përsëriti gatishmërinë e vendit tonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij në të gjitha fushat me interes për të të dy vendet. Duke i uruar ambasadorit të Brieger mirëseardhje në vendin tonë, ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e institucioneve të vendit për bashkëpunim me të.Nga ana e tij, ambasadori Brieger theksoi se Austria ka përcjellë në të kaluarën dhe vazhdon të përcjellë edhe tash me vëmendje të gjitha zhvillimet në Republikën e Kosovës.Pasi theksoi se midis dy vendeve tona ka një bashkëpunim shumë të mirë, z, Brieger tha se Austria është e interesuar për thellimin edhe më tej të këtij bashkëpunimi, duke ofruar përvojat e zhvillimit të saj në të gjitha fushat

This site is registered on wpml.org as a development site.