DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Krasniqi priti drejtuesit e KMLDNJ-së

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti një delegacion të KMDLNJ-së të prirë nga z. Behxhet Shala drejtor ekzekutiv i Këshillit.

Gjatë këtij takimi, U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi e vlerësoi punën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, duke premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale  në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.Drejtuesit e KMLDNJ-së, pasi që falënderuan U.D të Presidentit z. Krasniqi për pritjen, kërkuan nga ai që të rritet numri i të falurve dhe që përzgjedhja e personave të dënuar që përfitojnë nga faljet të jetë sa më transparente.Me këtë rast, ata i dorëzuan me shkrim, z. Krasniqi kërkesën dhe rekomandimet lidhur me faljen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.