presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit Krasniqi, ngushëlloi Presidentin Topi

U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, lidhur me ngjarjet e djeshme në Tiranë, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shqipërisë, z. Bamir Topi.

Më poshtë e keni tekstin e plotë të këtij telegrami: Prishtinë, më 22 janar 2011 I nderuar Zoti Bamir TopiMe shqetësim të madh kam përcjell ngjarjet e djeshme në Tiranë, dhe me keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre qytetarëve si dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim Personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe përmes Jush familjeve që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre në protestat e djeshme në Tiranë, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt. I nderuar President, në këto momente të rëndësishme për perspektivën evropiane të  Shqipërisë është shumë i rëndësishëm stabilizimi i situatës, vetëpërmbajtja e spektrit të gjerë politik dhe gjetja e një zgjidhje institucionale për kapërcimin e kësaj situate.Ju lutem Shkëlqesi, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë.Sinqerisht juaji, Dr.  Jakup KrasniqiUshtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës_____________________ Sh. T. Zotit Bamir TopiPresident i Republikës së ShqipërisëTiranë

This site is registered on wpml.org as a development site.