presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Çekisë, Václav Klaus

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Çekisë, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Republikës së Çekisë, Shkëlqesinë e tij, z. Václav Klaus, dhe popullin e Republikës së Çekisë.

“Që kur Republika e Çekisë e ka njohur si vend sovran dhe të pavarur, Kosova ka shënuar përparim pozitiv, si shprehje e vullnetit të mirë midis dy popujve tanë, të cilët i lidh një miqësi tradicionale dhe të cilët i kontribuojnë kështu paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan në urimin e tij z.Krasniqi, duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore midis vendeve tona.Në Ditën Kombëtare të Çekisë, i dëshiroj popullit Tuaj kudo çdo të mirë dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në avancimin e kauzës së bashkëpunimit diplomatik, nëpërmjet ambasadave tona, si dhe të sigurisë dhe prosperitetit tonë këtë vit, shkruan dr. Jakup Krasniqi, duke falënderuar edhe një herë shtetin dhe popullin e Çekisë për ndihmën e pakursyer për Republikën e Kosovës në të gjitha sferat. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.