Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram kryetarit të Republikës së Indonezisë, Shkëlqesisë së Tij, Susilo Bambang Yudhoyono, me anë të të cilit e ngushëlloi për humbjen e jetës së mbi 100 qytetarëve dhe dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që goditi këtë vend.
“Lajmi për këtë ngjarje të kobshme është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në vendin tim, ndaj dua t’ju siguroj për solidaritetin e plotë të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës me popullin Indonezian, me të gjitha familjet e goditura nga kjo fatkeqësi e tmerrshme”, shkruan në telegramin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,