presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Presidenten e Argjentinës

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentes së Republikës së Argjentinës, Shkëlqesisë së Saj, Cristina de Kirchner, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Argjentinës, Neston Kirchner.

“Shkëlqesia e tij, ish-Presidenti Neston Kirchner e ka udhëhequr Argjentinën drejt daljes nga kriza dhe mungesa e stabilitetit politik dhe për herë të parë në shtetin demokratik të Argjentinës, e ka kthyer politikën e tij kah punëtorët dhe populli. Ai pati planifikuar të vazhdonte me sukseset e tij dhe ka qëndruar në pushtet për shumë vite, gjersa ishte në krye të partisë së tij të fuqishme peroniste, ndërsa para pak kohësh ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Republikave Amerikano-Jugore”, shkruan z.Krasniqi.   Me këtë rast, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi shpreh qëndrimin për shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të dy vendeve tona, ndërsa thekson se, duke qenë anëtare e OKB-së, Argjentina mund të jetë faktor me ndikim në realizimin e synimeve të shtetit tonë të ri në rrugën e integrimit të tij në institucionet ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.