Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i fundit në Republikën e Haitit u ka dërguar telegrame ngushëllimi, Shkëlqesisë së Tij, René Garcia Préval, Kryetar i Republikës së Haitit dhe Shkëlqesisë së Tij, Ban Ki-moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Në vijim mesazhet e Presidentit Sejdiu:
Shkëlqesisë së Tij, René Garcia PrévalKryetar i Republikës së Haitit I nderuari President Préval: Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, jua shpreh Juve, Shkëlqesia e Juaj, dhe mbarë popullit të Haitit, ngushëllimet tona më të thella për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit. Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje mbarë popullin tim, prandaj, i nderuari Kryetar Préval, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë momente të vështira për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Në këtë momente të dhimbjes, ne lutemi për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe që kanë pësuar si rrjedhojë e kësaj fatkeqësie natyrore.Unë jam i bindur, Shkëlqesia e Juaj, se Ju dhe populli i juaj do të arrini t’i tejkaloni këto momente të vështira. Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! Me bashkëndjesinë më të thellë, Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës