presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shkëlqesisë së Tij, Ban Ki-moon Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

I nderuari Sekretar i Përgjithshëm Ban: Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, jua shpreh Juve, Shkëlqesia e Juaj, dhe të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ngushëllimet tona më të thella për pjesëtarët e personelit tuaj që humbur jetën si rrjedhojë e tërmetit të fundit në Republikën e Haitit.

Neve na ka prekur pa masë lajmi për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga kjo tragjedi, prandaj, I nderuari Sekretar i Përgjithshëm, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.  Në këto momente të vështira për Haitin dhe për mbarë njerëzimin, unë ua ofroj atyre që kanë pësuar nga kjo tragjedi miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Pjesëtarët e personelit të Kombeve të Bashkuara që kanë vdekur në krye të misionit të tyre fisnik në Haiti do të kujtohen përherë për sakrificën e tyre.  Në këto momente të pikëllimit, ne lutemi për ta dhe për të gjithë qytetarët e Haitit, të cilët kanë humbur jetën apo kanë pësuar si rrjedhojë e kësaj fatkeqësie natyrore. Unë jam i bindur se, me ndihmën dhe mbështetjen e mbarë njerëzimit, Haiti do të arrijë t’u bëjë ballë këtyre momenteve të vështira. Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! Me bashkëndjesinë më të thellë,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.