presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uron Presidentin e Kroacisë Ivo Josipović

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin zgjedhjes së z. Ivo Josipović, President i Republikës së Kroacisë i ka dërguar një mesazh urimi. Shkëlqesisë së Tij, Ivo JosipovicPresident i Republikës së Kroacisë I nderuari President i zgjedhur Josipovic:

Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përgëzoj Ju dhe popullin e Republikës së Kroacisë për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kroacisë. Qytetarët e shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, me respekt dhe admirim të madh u bashkohen Juve, Shkëlqesia Juaj, në festimin e kësaj fitoreje të madhe. Unë jam i bindur se gjatë mandatit tuaj si President ju do t’i vazhdoni përpjekjet e Kroacisë për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së bashkëkombësve tuaj.Ndonëse ne të gjithëve na presin shumë sfida, unë jam i sigurt se ardhmja e Kroacisë nën udhëheqjen tuaj është e ndritshme. Meqë ne të gjithë synojnë ta arrijmë një stabilitet rajonal të plotë si dhe të integrohemi në strukturat euroatlantike, ne presim me padurim që ta vazhdojmë me ju bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të afërm midis dy kombeve tona. Midis dy vendeve tona ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, ndërsa të dy vendet tona në të kaluarën i kanë ofruar njëra tjetrës mbështetje, të cilën unë shpresoj se do ta përforcojmë edhe më tej gjatë udhëheqjes Suaj.Duke Ju dëshiruar fat në angazhimet e Juaja të mëtejme, luteni t’i pranoni, Shkëlqesia e Juaj, përgëzimet e mia të sinqerta për fitoren Tuaj si dhe garancitë për respektin dhe konsideratën time më të lartë për Ju.Sinqerisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.