presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegram ngushëllimi

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi znj. Nancy Pelosi, Kryetare e Kongresit Amerikan, me rastin e vdekjes së kongresistit Tom Lantosh. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami.

E nderuara Nancy PelosiKryetare e Kongresit AmerikanUashington, SHBANa ka pikëlluar thellë vdekja e z. Tom Lantosh, kongresist i njohur amerikan, i cili ishte një mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive njerëzore në gjithë globin. Në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për vdekjen e këtij njeriu të madh dhe miku të popullit të Kosovës.Ne, populli i Kosovës, kemi gjetur te kongresisti Tom Lantosh një mik të përkushtuar në rrugën tonë për liri dhe pavarësi gjatë pothuajse dy dekadave të fundit. Themeluesi i shtetit të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, një mik i vjetër i kongresistit Lantosh, i kishte akorduar atij “Medaljen e Artë të Lirisë”, në qershor të vitit 2004, me rastin e pesëvjetorit të lirisë së Kosovës, një nga përkrahësit më të mëdhenj të së cilës ishte vetë Tom Lantoshi. Shkuarja në amshim e kongresistit Tom Lantosh është një humbje e madhe për të gjithë ne që kemi qenë bashkë me të në përkushtimin për vlerat universale të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, për popujt dhe kombet në rruzullin tokësor.E nderuara kryetare Pelosi,Ju lutem pranoni ngushëllimet tona në këto çaste të zisë për humbjen e njeriut të madh, ndërsa përmes jush do të donim të ngushëllojmë familjen Lantosh për humbjen e më të dashurit të tyre. Me mendime dhe me lutje jemi bashkë me ju.Dr. Fatmir Sejdiu    President i Kosovës    

This site is registered on wpml.org as a development site.