presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentit Dr. Fatmir Sejdiu në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

“I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuar Kryeministër i Kosovës, z. Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë dhe ministra,
E nderuara familje e Presidentit Rugova,
E nderuara familje Jashari,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Po?tovani poslanici,
Po?tovani gradjani Kosova,
Zonja dhe Zotërinj,”

“Dita e sotme e ndan historinë e Kosovës në dysh: në epokat para dhe pas pavarësisë. Pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë me veprën e tyre jetësore, me punë të palodhshme dhe me sakrificat që kanë bërë. Pavarësinë tonë po e shpallim para dhe me bekimin e botës, në mes miqsh tanë që u gjetën pranë nesh gjatë dekadave e sidomos para një dekade kur e keqja kishte përfshirë këtë pjesë të Ballkanit. Po të njejtit miq ishin me ne edhe gjatë rimëkëmbjes së pasluftës, rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta dhe okupimi.
Sot, kujtojmë shumë sakrifica që i kanë paraprirë kësaj dite të jashtëzakonshme. I kujtojmë nënat dhe baballarët të cilët përjetuan vështirësi të papërshkrueshme në mënyrë që bijtë dhe bijat e tyre të mund të jetonin të lirë. Sot, kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e madh dhe themeltarin e shtetit tone, i cili e nxorri Kosovën nga kaosi në rend demokratik. Sot, kujtojmë Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e çuan tutje vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë të lirë. Po ashtu kujtojmë edhe fqinjët tanë të të gjitha përkatësive etnike, ideologjike e religjioze të cilët na dolën në ndihmë gjatë viteve të represionit dhe luftës. I kujtojmë të gjitha këto jo në shenjë hakmarrjeje për të kaluarën e dhunshme, por për të ndërtuar një të ardhme plot besim që do të ofrojë ambient për pajtim dhe falje.
Këto ngjarje të madhërishme të historisë sonë ? sakrificat tona, si dhe shpresat dhe arritjet tona ? na kanë sjellë sot këtu për të shpallur pavarësinë tonë. Kjo shpallje e pavarësisë është vullnet i popullit. Është rrjedhojë morale dhe logjike e historisë sonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special Marti Ahtisari. Pavarësia e Kosovës shënon fundin e procesit të gjatë të shpërbërjes së Jugosllavisë. Pas dy vitesh angazhimi në negociata të mirëfillta mbi statusin me Beogradin dhe përkundër angazhimit serioz dhe konstruktiv të Ekipit të Unitetit të Kosovës, arritja e një zgjidhjeje të pranueshme për dy palët nuk ishte e mundshme. Prandaj, u desh të vepronim për t?i ofruar popullit tonë një perspektivë të qartë me qëllim të avancimit të zhvillimit tonë politik, shoqëror dhe ekonomik.
Vizioni ynë për Kosovën është shumë i qartë. Dëshirojmë që Kosovën ta ndërtojmë mbi parimet fundamentale demokratike. Kjo do të thotë se Kosova do të jetë një shtet demokratik, shumetnik, i integruar në rajon, me marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet përreth, një shtet që lëviz shpejt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkësinë Euro-atlantike. Populli i Kosovës është përcaktuar dhe dëshiron një të ardhme evropiane për vendin e vet.
Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në mars të vitit të kaluar ka marrë edhe përkrahjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo pako u jep serbëve por edhe pakicave tjera: turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve, garanci të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre kulturore e politike, që në shumë pika tejkalojnë edhe standardet më të avancuara ndërkombëtare për të drejtat e pakicave. Kushtetuta e Republikës së Kosovës u garanton komuniteteve pakicë pjesëmarrje të gjithanshme dhe kuptimplote në vendimmarrje.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj seance historike të Kuvendit të Kosovës,
Prioritet nacional për Republikën e Kosovës në javët dhe muajt e ardhshëm është zbatimi i plotë i Planit të Ahtisarit. Shumë shpejt synojmë të miratojmë ligjet dhe Kushtetutën e re të Kosovës e cila mishëron edhe parimet e Ahtisarit. E gjithë kjo do të pasohet me veprime konkrete në terren për zbatimin e dispozitave që përmban plani i Presidentit Ahtisari.
Kosova me aktin e sotëm po ashtu po merr përgjegjësitë që i takojnë si shtet. Në të njëjtën kohë, Kosova rithekson përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Ndërkombëtare për ndërtimin e një shteti në pajtim me normat dhe parimet më të avancuara të demokracisë. Për këtë qëllim Kosova mirëpret vendosjen e pranisë civile ndërkombëtare, e cila do të mbështesë zhvillimin e mëtejmë demokratik të vendit tone, por edhe do të mbikëqyrë zbatimin e Planit të Ahtisarit. Në veçanti, vlerësojmë gatishmërinë e BE-së për të marrë një rol më të madh në Kosovë. Po ashtu mirëpresim vazhdimin e pranisë ushtarake të trupave të NATO-s. Zotohemi se do të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit civilë dhe ushtarakë në Kosovë.
Jemi të vetëdijshëm se pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë e shikojnë pavarësinë me frikë dhe skepsë. Ne do të bëjmë çmos që të sigurohemi se të drejtat, kultura dhe prona e tyre do të respektohen në mënyrë rigoroze në Kosovën e pavarur.
Po?tovani gradjani Kosova,
Po?tovani poslanici,
Jo? jednom ?elim da iskoristim ovu sve?anu priliku da ponovo pozivam sve gradjane Kosova, pre svega gradjane srpske zajednice na Kosovu da daju svoj doprinos u zajedni?koj izgradnji jednog Evropskog Kosova u kojem svaki gradjanin ?e se ose?ati u svojoj ku?i. Kosovo je podjednako va?a ku?a i va?a domovina. Va?a prava i prava pripandika drugih zajednica u nezavisnom Kosovu bi?e stalna obaveza na?ih dr?avnih intitucija. Srpsko kulturno i religiozno nasledje bi?e potpuno za?ti?eno. Vas etni?ki i jezi?ni identitet bi?e potpuno po?tovan. A to ?emo ostvariti zajedni?kim radom u svakodnevnom ?ivotu i u institucijama Kosova.
Të nderuar deputetë,
Duam të theksojmë fuqishëm se Kosova dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë mbi bazën e respektimit të ndërsjellë. Shpresojmë se synimi ynë për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin sa më shpejt që të jetë e mundur do të përkrahet edhe nga Serbia.
Jemi mirënjohës për rolin dhe punën që ka bërë OKB-ja në rindërtimin e Kosovës së pasluftës. OKB-ja do të vazhdojë të luajë një rol në Kosovë për aq kohë sa Rezoluta 1244 do të jetë në fuqi. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me OKB-në për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe zhvillim demokratik të Kosovës deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë prestigjioze.
Integrimi ynë do të rrjedhë natyrshëm sepse me vlerat e veta Kosova kulturalisht i ka takuar kësaj familjeje gjithnjë, por tashti në rrethanat e reja Kosovës i duhet integrimi politik për të krijuar mundësi të reja në mënyrë që resurset njerëzore dhe natyrore të vihen në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm shoqëror e ekonomik të vendit tonë.
Zonja dhe zotërinj,
Republika e Kosovës sot kërkon përqafimin e botës. Ndërsa presim njohje të shpejtë nga shumë vende të botës, me pietet të veçantë kujtojmë shumë personalitete të mëdha botërore që qëndruan përkrah popullit të Kosovës gjatë dekadave e sidomos gjatë orëve më të vështira të tij.
Populli ynë do të dijë t?u jetë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe vendeve të tjera të botës demokratike për përkrahjen e pazëvendësueshme për vendin tone, Kosovën.
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë të gjithë miqtë e Kosovës!

This site is registered on wpml.org as a development site.