presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Të enjten, 4 tetor, i fillon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas

Nesër (e enjte, 4 tetor 2012) në Prishtinë i fillon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas, me temën “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas”, që organizohet nga Presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së.

Ceremonia e hapjes së Samitit, i cili do të zhvillojë punimet për tri ditë me radhë, do të zhvillohet ditën e enjte, me fillim në orën 17:00, në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Të gjitha aktivitetet e tjera më 5 dhe 6 tetor do të organizohen në hotelin “Swis Diamond”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Shënim:

Për mediat që do të përcjellin punimet e Samitit.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
 
Akreditimet për përcjelljen e tri ditëve të punimeve të Samitit Ndërkombëtar të Gruas, do të mund t’i merrni në Hotelin Emerald në Prishtinë, më datë 4 tetor (e enjte) prej orës 13:00.
 
Të gjithë përfaqësuesit e akredituar të medieve, atyre elektronike dhe të shkruara, duhet të jenë në Hotelin Emerald përpara orës 14:00 për të kaluar procesin e kontrollit.
 
Mediat ose gazetarët të cilët nuk janë të akredituar dhe nuk posedojnë dokumentin identifikues të lëshuar nga organizatori i Samitit Ndërkombëtar të Gruas nuk mund të kenë qasje në asnjë prej zhvillimeve të Samitit.
 
Ju lusim që t’i përmbaheni afateve kohore të përcaktuara për marrjen e akreditimeve për përcjelljen e Samitit dhe afatit kohor për të kaluar procesin e kontrollit, me qëllim të shmangies së vonesave të panevojshme.

Më shumë të dhëna për Samitit do të gjeni në ueb-faqen: kosovowomenssummit.org

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.