presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me zonjën Ketrin Eshton

Vilnius, 1 korrik 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, në Vilnius të Lituanisë, pati një varg takimesh me zyrtarë të lartë institucioneve dhe udhëheqës shtetesh.

Presidentja Jahjaga pati një takim shumë miqësor me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zonjën Ketrin Eshton, me të cilën diskutoi për një varg çështjesh me rëndësi. Në takimin me zonjën Eshton ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Ajo takoi gjithashtu kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina. Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidentja Jahjaga dhe kryetarja Aboltina diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve tona dhe për intensifikimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen Gjithashtu, Presidentja Jahjaga, në margjinat e konferencës, u takua me presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakhia, me të cilin gjithashtu diskutoi për një varg temash me interes.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.