DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në Lituani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në Lituani, ku mori pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, kuadër të Forumit për Demokraci, në të cilin përfaqësohen një numër i madh shtetesh.

Ajo ishte paneliste në sesionin “Luftimi i dhunës kundër grave dhe trafikimit me qenie njerëzore”, ndërsa paraqitja e saj u prit me shumë interesim nga pjesëmarrësit e konferencës. Në konkluzionet e konferencës, Kosova u përmend si shembull i mirë për përfaqësimin e femrave në Kuvendin e Kosovës, si dhe për legjislacionin për luftimin e dhunës kundër femrës dhe kundër trafikimit me qeniet njerëzore. Gjatë qëndrimit në Vilnius, Presidentja Jahjaga zhvilloi një varg takimesh zyrtare me udhëheqëse shtetesh dhe personalitete të tjera të larta. Ajo u takua me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zonjën Ketrin Eshton, kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina, presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakhia, zonjën Melanne Verveer, ambasadore në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështjet globale të gruas, drejtorin e Instituti Nacional Demokratik, Kenneth Wollack e shumë përfaqësuese shtetesh që morën pjesë në konferencën e Vilniusit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.