presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim i Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se takimet e presidentes me liderët e partive politike parlamentare janë process i veçantë që synon të lehtësojë diskutimet mes tyre, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve të reja të vendit në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Zyra e Presidentes thekson faktin se Kuvendi i Kosovës është institucion plotësisht autonom. Asnjë procedurë e brendshme e tij, përfshirë edhe thirrjen e seancës së tij, nuk ndërlidhet me përpjekjet e Presidentes për lehtësim të dialogut.Presidentja Jahjaga respekton pavarësinë dhe rregullat e Kuvendit. Presidentja Jahjaga do të vazhdojë të luajë rolin e saj kushtetues të faktorit të unitetit. Presidentja bën thirrje te të gjithë liderët politikë në vend që të përshpejtojnë gjetjen e zgjidhjes së çështjes për krijimin e institucioneve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.