presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim i Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës reagon ndaj shpifjeve dhe denoncimeve të plasuara përmes një letre të dërguar në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga përmes një adrese elektronike fantazmë që pretendon të jetë e kësaj zyre.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron për opinionin se ky komunikim nuk përfaqëson qëndrimin e kësaj zyre. Presidentja e Republikës së Kosovës e ka faqen e vet zyrtare përmes të cilës njofton qytetarët e vendit për aktivitetet e saj krahas prononcimeve të saj dhe zyrtarëve që janë të autorizuar të komunikojnë me publikun.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.