...

U.D. Presidentja Haxhiu: Sot përkulemi me respekt para kujtimit të martirëve të masakrës së Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë.

Ajo, ka thënë se sot përkulemi me respekt para kujtimit të martirëve të masakrës së Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.

“Me 13 maj në Korishë humbën jetën 77 civilë shqiptarë, mes tyre 30 fëmijë, si dhe 11 martirë të tjerë të rënë gjatë periudhës 24 mars 1999 deri në qershor 1999”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se në Korishë dhe në fshatrat përreth, civilët shqiptarë u dëbuan, u ndaluan gjatë dëbimit, u grumbulluan dhe u mbajtën nën trysninë e forcave serbe.

“Një numër civilësh u morën peng dhe u detyruan t’i shërbejë forcave sërbe, të cilët i përdoren për të bërë roje dhe ndërtuar gardhe. Aty takuam edhe një ndër të mbijetuarit e masakrës, Genc Ahmetaj i cili na rrëfeu tmerrin e asaj nate”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, Korisha është dëshmi e rëndë e asaj që regjimi serb bëri mbi popullsinë civile shqiptare: i dëboi nga shtëpitë, i ndali në rrugë, i mori peng, i përdori për nevoja ushtarake dhe pastaj u përpoq ta shtrembëronte të vërtetën.

“Familjet e viktimave kanë të drejtë për drejtësi, dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë pranë tyre deri në zbardhjen e plotë të krimeve të luftës. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët e Korishës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.