presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu morën pjesë në edicionin e tretë të Forumit të Diplomacisë së Antalisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, morën pjesë në edicionin e tretë të Forumit të Diplomacisë së Antalisë.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë ishin pjesë e ceremonisë inaguruese të Forumit të Diplomacisë së Antalisë dhe darkës së këtij edicioni të shtruar nga Presidenti Erdoğan ku paten rastin të takohen me krerë të delegacioneve dhe një numër të zonjave të para të shteteve pjesëmarrëse.

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Diplomacisë së Antalisë, Zoteria i Parë me ftesë të Zonjës së Parë të Republikës së Turqisë, Emine Erdoğan, mori pjesë në drekën e shtruar nga ajo me motive autentike turke. Krahas diskutimeve me Zonjën e Parë Erdoğan, Zotëria i Parë zhvilloi biseda të afërta mbi çështje të ndryshme edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Mozambikut, ish- Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, Zonjën e Parë të Bosnës dhe Hercegovinës si dhe me Zonja të Para e përfaqësuese të tjera nga shtete të ndryshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.