Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.
Gjatë Forumit, Presidentja Osmani ka folur në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës.
Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë.