...

Presidentja Osmani përmbyllë vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.