...

Presidentja Jahjaga dënon sulmin mbi punonjësit e Zyrës Adminstrative në Mitrovicën e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon sulmin me armë zjarri mbi punonjësit e Zyrës Adminstrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe plagosjen me këtë rast të zëvendës shefit të Zyrës.

Sulmi më armë zjarri mbi punonjësit e Zyrës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga të gjithë sepse cënon jetën e qytetarëve dhe është sulm mbi institucionin e Republikës së Kosovës.Ky sulm është përpjekje për të futur frikë në mesin e qytetarëve që jetojnë në komunat në pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe njëkohësisht pëpjekje për të penguar punën e zyrtarëve të Zyrës Administrative, që po ndihmon në lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë pjesë të vendit.Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vlerëson me këtë rast se askush nuk mund të cënojë jetën e askujt dhe as të pengojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe kërkon nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sulmuesit dhe t’I vënë ata përpara drejtësisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.