DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Francës në vendin tonë, z. Jean-François Fitou

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, z. Jean-François Fitou.

Në një takim miqësor, Presidentja Jahjaga e falënderoi z.Fitou për angazhimin e tij gjatë viteve sa ishte përfaqësues diplomatik i Francës në Republikën e Kosovës dhe i dëshiroi atij sukses në angazhimet e ardhshme.Ajo theksoi se Kosova dhe Franca kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat, edhe falë angazhimit të ambasadorit Fitou, kanë njohur një zhvillim dhe intensifikim të vazhdueshëm.Nga ana e tij, ambasadori i Francës, z. Jean-François Fitou theksoi  se gjatë kohës së shërbimit në Prishtinë ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e vendit. Ai tha se do të vazhdojë që të përkrah të gjitha proceset demokratike të Kosovës  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.