presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryeministrin Hashim Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi dhe nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Kryeministri Hashim Thaçi e informoi Presidenten për takimin që ka zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe për dinamikën e përcaktuar të dialogut dhe të zbatimit të marrëveshjeve.
 
Kryeministri Thaçi tha se është me rëndësi fillimi i suksesshëm i zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e përshëndeti fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), të cilën e vlerësoi si një hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke e konsideruar këtë si një të arritur për qytetarët në të dyja anët e kufirit.
 
Marrëveshja e arritur në dialogun e ndërmjetësuar në Bruksel e mundëson lëvizjen e lirë dhe të papenguar të qytetarëve dhe të mallrave, si dhe hap perspektivën evropiane për të dyja vendet, të pavarura dhe sovrane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.