Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu prit sot shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, të cilit ia ripërsëriti kërkesën e institucioneve të vendit për përshpejtimin e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe përmbylljes sa më të shpejtë të këtij misioni ndërkombëtar.
“Gjatë këtyre dhjetë viteve, institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u kanë shënuar rezultate të gjithanshme në rimëkëmbjen e vendit. Por, mendojmë se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet suksesshëm”, theksoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, z. Zanier e njoftoi Presidentin Sejdiu lidhur me procesin e rikonfigurimit të misionit që ai drejton.