Në këtë takim, znj. Plaks e informoi Presidentin Sejdiu për aktivitetet në kuadër të projektit për Marrëdhënie Etnike si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të pjesëmarrjes në këto aktivitete të përfaqësuesve të komunitetit serb.
Gjithashtu, znj. Plaks foli për aktivitetet dhe tryezat lokale të cilat po organizohen nga projekti nëpër lokalitete të ndryshme të Kosovës dhe e falënderoi Presidentin për mbështetjen që institucionet e Kosovës po i japin këtij projekti. Ndërsa, Presidenti Sejdiu edhe me këtë rast ofroi mbështjen e tij për zhvillimin e mëtejmë të këtij projekti dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në zhvillimin e një shteti demokratik që synon integrimin sa më të shpejtë në institucionet euroatlantike.