Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Metin Husrev Unler, i cili ka sjellë letrat kredenciale.
Sejdiu e Unler kanë biseduar për gjendjen aktuale në vendin tonë, zhvillimet rreth njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat mes Kosovës dhe Turqisë.