DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Institucionet e Republikës së Kosovës të përkushtuara për bashkëpunim me Komisionin Evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës priti në një takim të përbashkët me Kryeministrin Thaçi, zëvendëskryeministrin Kuçi dhe ministrin Hyseni, z. Zoltan Martinusz, drejtor i Drejtoratit për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, post në të cilin ka pasuar z.Stefan Lehne.

Në delegacionin e Komisionit Evropian ishin të pranishme edhe znj. Anna Maria Boura, Këshilltare Politike dhe znj. Maria Fihl Vetting.  Presidenti Sejdiu njoftoi të porsaemëruarin, drejtorin Martinusz, për të arriturat e deritanishme në Republikën e Kosovës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit.  Po ashtu, Presidenti Sejdiu njoftoi mysafirët për përkushtimin dhe planet e institucioneve te Kosovës për të tejkaluar të gjithat sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës. Presidenti Sejdiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me Komisionin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.Drejtori Martinusz njoftoi se udhëtimi në Prishtinë ishte udhëtimi i parë i tij jashtë Brukselit pas marrjes së përgjegjësisë së re, që tregon përkushtimin e tij ndaj Republikës së Kosovës. Ai theksoi se kjo vizitë pati dy qëllime; njoftimin e tij me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe sjellja e një mesazhi të mbështetjes dhe përkushtimit të plotë të Komisionit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.   Z. Martinusz gjithashtu përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për pjekurinë që kanë treguar gjatë ballafaqimit të tyre me sfidat e shumta.

This site is registered on wpml.org as a development site.