Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.Fatmir Sejdiu, ka mbajtur sot një fjalë në temën “Shoqëria civile dhe zhvillimi”, në manifestimin e organizuar nga UNDP me rastin e paraqitjes së Raportit mbi Zhvillimin Njerëzor në Kosovë për vitin 2008.Më poshtë po japim fjalën e Presidentit mbajtur në këtë manifestim:
I nderuar z. Mauring,I nderuar z. Beltrani, I nderuar z. Lika,Të nderuar pjesëmarrës,Tema që ju keni zgjedhur “Shoqëria civile dhe zhvillimi njerëzor” lidhet me bërthamën themelore të përpjekjeve tona të përgjithshme si shoqëri dhe si shtet për nxitjen e proceseve zhvillimore në Kosovë dhe bashkë me këtë në ndërtimin e mirë të identitetit të Kosovës si shtet dhe si shoqëri e organizuar me gjithë larminë e faktorëve të rëndësishëm që duhet të ketë brenda saj.Nëse bëhen krahasimet e periudhave të zhvillimit të Kosovës, flas edhe në periudhën që ka qenë e vështirë për ne dhe në periudhat e mëvonshme, mendojë se ndahet një fat i përbashkët i ecjes dhe i zhvillimit edhe të shoqërisë civile dhe i rolit të saj në proceset dhe sfidat që kemi pasur para vetes.Në asnjë kohë, as më parë dhe as sot nuk dëshiroj të ndaj shoqërinë civile në ndonjë faktor tjetër, pos si faktor paralel dhe përbërës në të gjitha zhvillimet dhe kontribuues edhe në pjesën e asaj që ne e quajmë me të drejtë përpjekje për ekzistencë dhe moszhbërje të popullit të Kosovës dhe identitetit të saj edhe të asaj që e themi sprova më e drejtpërdrejtë sidomos në proceset më të vështira të kohës së luftës, por edhe të asaj që mund ta quajmë pjesë e përkushtimit të ri në rrafshin e zhvillimit të shpejtë të KosovësNë këtë kuadër dëshiroj të çmoj rolin e veçantë që shoqëria civile e ka pasur në Kosovë, pavarësisht nga fakti se mund të ketë, sikur edhe me punën e përgjithshme, hapësira edhe më të shumta edhe më të mundshme për një punë edhe më të mirë të të gjithëve.Sigurisht se lëvizja e saj kah identiteti i plotë në përmbajtje esenciale i ka edhe periudhat e veta. Ajo që unë dëshiroj të theksoj është se edhe shoqëria civile edhe organizmi i saj ka pasur baticat dhe zbaticat e veta, por mund të themi se diagrami i saj ka luajtur jo në një ecje të fuqishme progresive, por ka pasur periudha që nganjëherë mund të shikohen me rënie të veçantë, por se fati i tashëm është mund të them një nivel i lakmueshëm.Janë tre katër rrafshe të kundrimeve që duhet të shikohen ne ecjen e mëtejme me këtë numër të madh të OJQ-ve. Cila është ambicia themelore. Unë do ta ndaja në tri katër rrafshe esenciale: cili është relacioni i shoqërisë civile me qytetarët dhe nevojat e tyre, cili është relacioni i saj me shtetin dhe institucionet publike, cili është relacioni i saj me institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtare dhe cili është relacioni i saj me OJQ-të e niveleve që kalojnë kufijtë e një vendi.Në secilën prej tyre mund të ketë tema që do ta trajtonim në fokuse të veçanta qasjen që mund të ketë në përsosjen e mëtejme.Nëse lidhemi në relacionin me qytetarët e Kosovës, mund të themi se shoqëria civile, gjithnjë në kuptim të nxitjes së proceseve zhvillimore, duhet ë jetë një testues dhe diagnostifikues paralel dhe nxitës me atë që është edhe pjesë e borxheve të institucioneve të shtetit, të parandiejë, të hetojë, të japë ide, të japë iniciative, të bëjë vërejtje, por edhe të nxitë projekte të veçuara në fusha të ndryshme, për të qenë në identitetin e vet të plotë, partner i rëndësishëm i bashkëpunimit për interesat e qytetarëve të republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët.Në këtë partneritet të rëndësishëm shoqëria civile e ka për borxh të mos shprehet asnjëherë si aleat i grupeve të interesave, i interesave politike në rreshtime në aleanca dhe koalicione, të mos jetë asnjëherë aleat i asaj që mund të jetë shfrytëzim i një periudhe të momentit të caktuar, për të realizuar një synim për një grupacion politik, për një parti politike, për një qeverisje, një koalicion qeverisë, apo në ndonjë formë tjetër.Në këtë kuadër, misioni i shoqërisë civile të jetë pikërisht shprehje e identitetit, gjithmonë duke u nisur nga njerëzorja dhe të mos jetë i gravituar, që fatkeqësisht ka pasur situata në realizim të interesave profitabile. Kjo është një nga çelësat themelorë për një ecje të suksesshme dhe për të partneritetet të kuptuar mirë nga ana e qytetarëve.Në relacionin e dytë, me institucionet e shtetit, do ta dëshironim gjithmonë një garë të partneritetit, që lidhet me pjesën e iniciative, dhe askush nuk mund ta ndalojë shoqërinë civile, si një zë plus, i arsyes, i nxitjes legjislative, i sugjerimeve, por edhe i vërejtjeve për një qeverisje më të mirë. E ka për borxh pozita dhe opozita, sepse nuk mund të ndahen në role në fokusin që duhet të kenë për të bërë një qeverisje të mirë brenda një vendi.E ka për borxh paralel si një zë i tretë dhe gjithmonë efektiv edhe shoqëria civile që të japë kundrimin e saj dhe këtu është ajo pjesa e nuancave të qarta që duhet të përcillen dhe në relacion me çështjen e parë që shtrova.A duhet të jetë shoqëria civile aleate me qytetarët për proceset më të mira, apo duhet të jetë shoqëria civile aleate me grupet e interesit për ta shkrirë vetveten në interes të një momenti të caktuar që do të shembte identitetin e saj. Dhe këtu askush nuk mund t’ia ndalojë, por do të jetë e dobishme që pikërisht shoqëria civile, meqë ka edhe garanci ligjore dhe kushtetuese, të jetë në misionin e vet më të mirë në krijimin e opinionit edhe në dhënien e iniciativës legjislative edhe në dhënien e vërejtjeve të caktuara, po e zëmë një proces ekologjik, në shëndetësi, apo sfera të tjera që janë fokuse të veçanta të OJQ-ve.Do të ishte fat i mirë për një shtet që krahas asaj që mund të bëjë shteti, shoqëria civile të merret në pjesën alternative që i bëhet nxitjes së zhvillimit të saj me projekte nga fushat të ndryshme të cilat fatmirësisht në Kosovë kanë nxitje me shembuj të mirë.Unë i di ato rastet kur për shembull iu dërgohen nevojtarëve lopët, delet apo dhitë, por gjithmonë pa pjesën e obligimeve që mund të dalin pastaj, siç thotë populli, me bisht.Ka pasur në Kosovë, dhe e them shumë haptas, në periudha të hershme, dhe mund të ketë tendencë që dikush këtë pjesë të mbështetjes që jepet nga shoqëria civile dhe organizma të llojeve të ndryshme, të shfrytëzohet në formën unë ta solla “qitmi kokrrat” apo “nuk m’i ke qitë kokrrat ktheje mallin” që është pjesë e degjenerimit, e cila kërkon një kontroll të brendshëm moral që është esencialisht e nevojshme edhe në respektimin e asaj që quhet normë ligjore dhe kjo duhet të përsoset edhe më tej.Dhe relacioni i tretë, shoqëria civile dhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që janë partner në proceset e zhvillimit të Kosovës. A do të jetë shoqëria civile si një alternativë plus krahas partneritetit dhe ndihmës që iu bëhet institucioneve shtetërore të Kosovës, apo do të jetë shoqëria civile si partnere alternative e zëvendësimit të institucioneve shtetërore. Nuk mundet edhe njëra edhe tjetra. Duhet të jenë në efiçiencën e vet, edhe njëra edhe tjetra duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme si procese në kompozicionin e përgjithshëm për zhvillimin e vendit.Ka pasur fenomene, janë kundrime të mia, mund të mos kem të drejtë, që të ketë një forcim të caktuar apo të ketë mbyllje të portës dikujt tjetër. Pse, sepse ka simpati më tepër për këtë organizëm civil dhe nuk ka shumë simpati për organizmin tjetër, prandaj trajtesa në kuptimin e bashkëpunimit dhe e mbështetjes duhet të jetë e njëllojtë mbi bazë të rezultateve, mbi bazë të projekteve.Dhe relacioni i fundit, shoqëria civile e Kosovës dhe shoqëritë civile të rajonit, shoqëritë civile të nivelit ndërkombëtar. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar në brendinë e vet, dhe secilit që i teket të formojë OJQ apo organizma të tjerë të shoqërisë civile pa e pasur një bashkëpunim të mirë në përvojat e mira të të tjerëve, por natyrisht të gjenerojë edhe shembujt e mirë nga vetvetja. Kosova nuk mund të shkëputet nga nivelet kulmore të organizmave simotra në vende të tjera pa e pasur një kohezion bashkëveprues edhe me ta.Nuk them se duhet të jetë shkrirja e autonomive të veprimit apo se është determinim i drejtpërdrejtë vetëm dikush që është jashtë Kosove. Absolutisht jo. Por në partneritet të fuqishëm aktiv dhe të gjithmonshëm në kuadër të kontributit në proceset zhvillimore.Ndjenja jonë për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë është ndjenjë e forcimit të bashkëpunimeve tona dhe e marrjes dhe këmbimit të modeleve të mira në aspektet reciproke.