DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Rruga Durrës-Kukës-Morinë një korridor jashtëzakonisht i rëndësishëm

Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiuu prit nga kryeministri i Shqipërisë, SaliBerisha, me të cilin diskutuan për zhvillimete përgjithshme në mes të dyvendeve dhe vlerësuan se pavarësia kaprodhuar paqe dhe stabilitet.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Berisha e cilësuan rrugën Durrës-Kukës- Morinë një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Berisha shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike.Kryeministri Berisha e informoi Presidentin Sejdiu se para pak ditësh e ka inauguruar edhe rrugën Has-Qafë Prush, që do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve. Presidenti Sejdiu i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet dhe konsideratën e tij më të lartë për reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve me anëtarësimin e vendit në NATO, në infrastrukturë, në fushën ekonomike etj.

This site is registered on wpml.org as a development site.