Presidenti i Republikë sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Presidenti iRepublikës së Shqipërisë, Bamir Topi,Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviqdhe Presidenti i Maqedonisë, GjorgjeIvanov kanë mbajtur një konferencë tëpërbashkët për media, në përfundim tëtakimit dyditor të mbajtur në Vlorë. Pasika lavdëruar iniciativën e PresidentitTopi për organizimin e këtij takimi shumëtë rëndësishëm, Presidenti Sejdiu ështëshprehur se në takim të katër presidentëtkanë pasur mundësi të jashtëzakonshmetë komunikimeve më të mira të mundshmemes vete.
“Kosova është një vend i ri, i njohur nga 60 vende të botës. Unë shpreha konsideratën për njohjet që kanë bërë edhe vendet fqinje, dhe sigurisht se kjo është një kaptinë e re e zhvillimit të raporteve edhe ndërshtetërore që duhet të jetë me kualitetin e vet dhe për këtë arsye pikërisht këto veprime që janë bërë të mira të derita-shme, janë kontr-ibut për të ardhmen, gjithë ajo që ka mund me qenë nganjëherë sekuencë jo e përshtatshme për zhvillimet historike”, ka theksuar Presidenti Sejdiu. Ai ka theksuar se takimet e këtij lloji “janë pika të rëndësishme të z h v i l l ime v e historike që bashkojnë popujt tanë, vendet tona, janë kapërcime të fateve gati identike në situata herë-herë shumë të vështira, janë relacione praktike të ndërtuara të mira. Qytetarët tanë lëvizin, ecin, shtetet tona janë shtete që kanë njohur njëra tjetrën”.“Janë vizion i përbashkët për ecje të proceseve të mëparshme në proceset integruese euroatlantike. I kemi miqtë e përbashkët, kjo është sublimim i ndjenjës së përgjithshme që kemi, për ne është borxh i veçantë që të japim, të realizojmë pritjet e qytetarëve tanë, dhe ato janë pikërisht në pjesën praktike në shpejtime praktike për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, në bashkëpunimet ekonomike, veçanërisht në bashkëpunimet kulturale të fushave të shumta dhe të dijes, në atë që do ta quaja të konkurrencës sportive, pse jo dhe të shkëmbimit të përvojave më të mira të mundshme në arritjet e deritashme”, vijoi Presidenti Sejdiu. “Ne e vlerësojmë lart anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO dhe shprehjen e kandidaturës për të qenë në Bashkimin Evropian, vlerësojmë lart arritjet e Malit të Zi dhe të Maqedonisë po kështu në pjesën e kritereve të rëndësishme për proceset integruese dhe po ashtu vlerësuam bashkë këtë gatishmëri që të lëvizim më shpejt në këto procese”, tha ai. Është e vërtetë se ka paralajmërime për vështirësitë e integrimeve në Bashkimin Evropian por është e vërtetë po ashtu se ka lëvizje shumë pozitive pikërisht edhe të vendeve tona që të jemi një ditë shumë shpejt atje. Është shumë pozitive, se shumë nga vendet e rajonit janë atje dhe, deshëm a s’deshëm, rajoni s’mund të mbetet i paplotësuar edhe me hartën e plotë të procesit integrues, theksoi ai. “Jemi në kohë të re, jemi në kohë për kontribute të përbashkëta, për paqen dhe stabilitetin, jemi në kohë të vullnetit të mirë dhe të punës të mbarë që bëhet”, tha Presidenti Sejdiu. Duke folur në cilësinë e nikoqirit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka theksuar se në kuadër të frymës së integrimit euro-atlantike, ne dëshirojmë që në plan të parë të kemi lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet tona, të biznesit dhe të gjitha aktivitetet tjera. “Ne së bashku trajtuam tema shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me situatën aktuale në vendet tona. Me situatën e re mjaft pozitive që kalon rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me aspiratën e përbashkët euro-atlantike të vendeve tona, me nevojën e thellimit të dialogut politik midis nesh, me evidentimin e një situate të re gjeopolitike në rajon.Mbas dialogut mjaft të mirë politik, del nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, mes vendeve tona”, tha z.Topi duke folur për takimin e katër presidentëve. Nga terminologjia e përgjithshme, ne po realizojmë projekte konkrete, theksoi Presidenti Topi, duke shtuar se ka ardhur koha e një diplomacie të re në rajon, “një përmirësim i ndjeshëm i infrastrukturës, një sinkronizim i interesave të vendeve tona për të punuar për një sistem të përbashkët energjik në rajon, një rritje e turizmit reciprok”. Pasi ka përkujtuar se Shqipëria u jep akces të gjitha vendeve të rajonit në portet e saj të rëndësishme, z.Topi ka theksuar se në takim është diskutuar edhe për krijimin e klimës pozitive për të gjithë investitorët që duan të vijnë në rajon. Unë shpreh dëshirën që ky takim të pasohet me takime të tjera, ku secili nga miqtë në vendin e vet do të bëhet mikpritësi, tha ai. Ndërsa Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendimet rreth perspektivës së bashkëpunimit në rajon. Së bashku me Presidentin Topi, Presidentin Sejdiu dhe Presidentin Vujanoviq konstatuam se një nga qëllimet tona të përbashkëta është anëtarësimi i vendeve tona në NATO-s, ku Shqipëria është anëtarësuar, tha ai. Duke u nisur nga synimet e përbashkëta për integrime euro-atlantike, Presidenti Ivanov tha se kjo tregon se pas një kohe rajoni po vendos parimet dhe vlerat e njëjta. “Rajoni tashmë po dërgon mesazh pozitiv jashtë tij. Ajo që ishte e paimagjinueshme për prindërit tanë, tani realizohet për brezat e ardhshëm, për të jetuar në një botë më të mirë”, tha ai, duke shtuar se komunikimi ynë është një sinjal se kemi tejkaluar pengesat që kanë ekzistuar në të kaluarën në komunikim. “Konstatuam se qëllimet tona strategjike janë integrimi euro-atlantik dhe që të gjitha vendet, në kuadër të shteteve të tyre, të arrijnë sukses në këtë qëllim. Gjithashtu, shfaqëm vendosmërinë që të shkëmbejmë përvojat tona, në këtë rrugë. Theksuam se nuk ka Evropë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perë-ndimor, se qëllimi ynë strategjik është Bashkimi Evropian, por edhe ky union do të jetë i plotë kur Ballkani Perëndimor të jetë në të”, theksoi Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Ai theksoi se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të mira dhe se nuk ka çështje të hapura, sikur që edhe komunikimi është në nivelin më të mirë. Vujanoviq tha se me Presidentin e Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, pas njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mali i Zi, duke përmendur në këtë rast një varg takimesh bilaterale. Ai tha gjithashtu se ekzistojnë dy çështje të hapura mes të dy shteteve, të cilat beson se do të zgjidhen shumë shpejt. Sipas tij, çështja e parë është trajtimi i pakicës malazeze në Kosovë, ndërsa çështja e dytë ka të bëjë me kthimin e personave të shpërngulur nga Kosova që aktualisht ndodhen në Mal të Zi dhe të cilat, tha ai, kanë shprehur dëshirën që të kthehen në Kosovë. Dy çështjeve të ngritura nga Presidenti Vujanoviq i është përgjigjur Presidenti Sejdiu. “Unë vërtetë çmoj gjithë bisedat që ne kemi bërë dhe gatishmërinë që të zhvillojmë procese të mira në favor të vendeve tona dhe natyrisht edhe për këto dy çështje kemi biseduar me Presidentin Vujanoviq”, tha ai E para, sa i përket procesit të kthimit të qytetarëve të Kosovës, Kosova ka pasur një fat të keq që shumë qytetarë kanë pësuar brenda dhe ka pasur edhe një kategori të qytetarëve që kanë lëshuar vendin për arsye të rrethanave të vështira të luftës dhe shumë të tjerë kanë pësuar vetë, janë vrarë, janë masakruar, tha Presidenti Sejdiu. “E thash edhe sot në takimin e përbashkët plenar, nuk ia dëshirojmë këtë fat askujt dhe natyrisht se kemi qëndrim parimor për kthimin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Ka vështirësi objektive, Qeveria e Kosovës ka ndarë fonde të veçanta për këtë dhe ka progres dhe Ministria e Kthimit merret drejtpërdrejt me këtë dhe udhëhiqet nga një përfaqësues i komunitetit serb. Pra s’kemi dilemë, dilema mund të kenë vetëm njerëzit që kanë bërë veprime të këqija në Kosovë dhe u pajtuam edhe me Presidentin Vujanoviq se ata duhet të dalin para drejtësisë”, vijoi ai. Ndërsa duke folur për komunitetin malazez, Presidenti Sejdiu tha se në Kosovë ka një prezencë të këtij komuniteti dhe institucionet e Kosovës japin të gjitha garancitë e mundshme në trajtimin e tyre si çdo qytetar i Kosovës. “Unë kam bërë një hap të rëndësishëm, jashtë vizionit të Projektit Ahtisari, në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve kam inkuadruar përfaqësuesin malazez.Ky këshill është një trup shumë i rëndësishëm, që adreson interesat, shqetësimet e qytetarëve dhe natyrisht kemi një komunikim të shkëlqyeshëm”, tha ai. Presidenti Sejdiu, por edhe Presidenti Ivanov e ai Vujanoviq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, kanë theksuar se marrëdhëniet mes vendeve janë shumë të mira, ndërsa që është në proces edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe i një varg veprimesh që do të rrisin edhe më tej shkallën e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN