DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Lituania e përkushtuar për të ndihmuar Republikën e Kosovës

Presidenti iRepublikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu prit sot nëtakim ministren e Mbrojtjes tëLituanisë, Rasa Jukneviciene,me të cilën ka biseduar përbashkëpunimin midis dyshteteve dhe mbështetjen qëLituania u ka dhënë procesevenë vendin tonë.

“Me ministren Rasa Jukneviciene biseduam për shumë procese që kemi kapërcyer, një bashkëpunim dhe mbështetje që i është dhënë Kosovës, një shprehje të falënderimit të veçantë për njohjen që i është bërë Republikës së Kosovës nga vendet e para, në një falënderim për investime të rëndësishme me njerëz, me ngritjen e potencialeve të demokracisë por edhe të sigurisë në Kosovë sidomos me pjesëmarrjen e një kontingjenti të tyre dhe me përkushtimin që do të kenë në mbështetje të mëtejshme të Kosovës veçanërisht në përmbushje të kritereve të lëvizjeve tona drejt proceseve të integrimeve euroatlantike”, theksoi Presidenti Sejdiu. U pajtuam se kemi shumë pika të përbashkëta të historive tona si dy vende, u pajtuam po ashtu se më e mira është që të vazhdohet pikërisht me refleksionet e zhvillimeve të brendshme të mira dhe të asaj që mund të quhet kontribut dhe partneritet për paqe dhe stabilitet. U pajtuam njëkohësisht që do të ketë shumë fusha në të cilat do të mund të bashkëpunojmë sidomos ato që kanë të bëjnë me aspekte të komunikimeve ekonomike dhe pjesë të tjera të rëndësishme për jetën e qytetarëve, tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu ka theksuar se kontingjenti i trupave të Lituanisë në kuadër të KFOR-i ka bërë punë shumë të mirë dhe ka theksuar se ata do të ndihmojnë edhe Kosovën, duke qenë pjesë e strukturave të përgatitjes së mëtejme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në profesionalizimin e saj. Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Rasa Jukneviciene, pasi shprehu kënaqësinë që ndodhej në Kosovë, shprehu bindjen e saj se puna e trupave të tyre si kontingjent i përbashkët me trupat e Polonisë dhe të Ukrainës, ka qenë shumë e suksesshme dhe se prania e tyre do të vazhdojë nëpër qendrat e trajnimeve. “Është kohë e ndryshimeve, kohë e shtigjeve të reja për zhvillimin e Kosovës, kohë e shtigjeve të reja në marrëdhëniet tona bilaterale, jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në fushën ushtarake dhe atë ekonomike”, theksoi Rasa Jukneviciene. Gjithashtu, ajo duke u angazhua për zhvillimin e avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tha që pret nga Parlamenti i Kosovës që të krijojë grup të veçantë për marrëdhënie me Parlamentin e Lituanisë. Presidenti Sejdiu është pyetur pas takimit nga gazetarët edhe lidhur me arrestimin nga autoritetet bullgare të ishkryeministrit të Republikës së Kosovës, Agim Çeku. “Interpoli nuk mund të veprojë dhe s’duhet të veprojë në bazë të fletarresteve të një vendi tjetër, i cili realisht nuk ka juridiksion ndaj njerëzve të Kosovës. Pra, për ne është me rëndësi që të përcjellim mesazhet tona dhe kërkesat tona dhe ato janë bërë dhe është paralele edhe çështja e bashkëpunimit në këtë partneritet sigurie. Edhe policia e Kosovës do të jetë faktor i rëndësishëm në bashkëpunim me degë të Interpolit dhe besoj se do të zhvillohet edhe te Europol, edhe njësia e veçantë e bashkëpunimit me Prishtinën”, tha Presidenti Sejdiu. Pasi ka përkujtuar se Serbia ka lëshuar fletarreste për të gjithë udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se Serbia po mundohet në çdo formë të komprometojë ecjen tonë, por nuk do ta arrijë këtë. “Ju them se nuk do të arrijë, por do të kemi nevojë për një bashkëpunim edhe me vendet veç e veç që të kenë kujdes”, tha ai. ”E keni parë se nëse s’ju shkon në një front pengimi i njohjeve të mëtejshme të Republikës së Kosovës, në atë ofensivën që e ka marrë republika dhe qeveria serbe, Jeremiqi dhe të gjithë tjerët, atëherë shfrytëzojnë edhe diçka tjetër për të bërë probleme”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ne nuk jemi në ato politika, do të jemi dhe do të vazhdojmë në politikat e mira të bashkëpunimit me gjithë vendet dhe natyrisht të reflektojmë atë që e kemi pasur kurs dhe busullë themelore tonën në refleksionet më të mira pozitive, në raport edhe me shtetet fqinje. Prandaj nuk do të mund të pengojë Serbia, ajo do të bëjë përpjekje por s’do të mundet ta arrijë këtë”, tha Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.