Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mbajti sot një ligjëratë në Universitetin e Harvardit, me pjesëmarrje të profesorëve, drejtuesve e studentëve të këtij institucioni prestigjioz, si dhe të interesuar të tjerë të shumtë.Në vijim po e japim ligjëratën e plotë të Presidentit Sejdiu:
I dashuri mik z. Nikolas Bërns, më lejoni që t’ua përcjellrespektin dhe falënderimet e mia dhe të popullit tim për përkushtimintënd të thellë dhe permanent për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;
Të nderuar kolegë, profesorë dhe studentë,
Të dashur miq,
Ndihem i privilegjuar që si President i Republikës së Kosovës po paraqitem para një auditori kaq të respektuar, në këtë institucionshumë prestigjioz, i cili, me punën e tij në hulumtimet shkencore dhenë përgatitjen e gjeneratave të shumta të studentëve, ka lënë gjurmë tëpashlyeshme e shumëdimensionale.
Aq më tepër, sot kam kënaqësinë të ofroj një tablo të shkurtër tëarritjeve dhe synimeve të vendit tim, shtetit më të ri në botë,Republikës së Kosovës, afër qytetit historik të Bostonit, që njihet siqyteti bërthamë ku kanë filluar proceset e mëdha të lirisë dhepavarësisë së SHBA-ve.
Siç jeni në dijeni, pas shumë vuajtjesh dhe sakrificash shekullore,Kosova u pavarësua më 17 shkurt 2008. Shpallja e pavarësisë së Kosovësështë bërë në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe vendet e Bashkimit Evropian, si dhe me shtete të tjera të botësdemokratike.
Pavarësia e Kosovës është rezultat i një rezistence të gjithanshmepërgjatë shekujve ndaj shtypjes sistematike që i bëhej popullit të saj,e cila kulmoi me brutalitet të paparë veçanërisht në fund të shekullitXX, me ardhjen në pushtet të Millosheviqit, gjë që edhe imponoi luftëne armatosur të popullit të Kosovës dhe ndërhyrjen vendimtare tëNATO-s, e cila ndali spastrimin etnik dhe shpëtoi popullin e Kosovësnga zhbërja fizike.
Kosova, shtet sovran dhe demokratik, deri tani është njohur nga 70 vende nga i gjithë globi.
Në këtë kuadër, përveç njohjes nga të parat që bëhet nga ana e Shtetevetë Bashkuara të Amerikës, Kosovën e kanë njohur mbi tri të katërtat evendeve të Bashkimit Evropian, shumica e vendeve anëtare të OSBE-së,shumica dërmuese e vendeve anëtare të NATO-s, duke theksuar po kështuse Kosovën e kanë njohur vendet të cilat së bashku përbëjnë mbi 70 përqind të GJDP nominale botërore.
Të dashur miq,
Me të gjitha sfidat që kemi pasur dhe kemi para vetes si vend i ri,Republika e Kosovës është një rrëfim i suksesit dhe investimit të madhtë qytetarëve të Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe veçmas ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Së pari, si përgjigje më pozitive dhe e drejtpërdrejtë, pavarësia eKosovës shprehet në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e përgjithshëmpolitik, ekomomik dhe social të saj. Kjo reflektohet në veçanti mepërfundimin e ciklit shtetndërtues, duke i formësuar institucionet eveta demokratike, të dala nga vota e lirë e qytetarëve, pa dallimetnie. Puna e institucioneve të Kosovës po kështu mbështetet mbi njëkornizë moderne legjislative, duke përfshirë këtu edhe aktin më tëlartë juridik, Kushtetutën e vendit.
Së dyti, pikërisht duke pasur vizion ndërtimin e një shteti demokratikpër të gjithë qytetarët, Kosova me veprime praktike që shprehen nëstabilitetin e vendit, demantoi të gjitha prognozat e zeza tëkundërshtarëve të pavarësisë. Në vazhdimësi ata propagonin parashikimetë errëta dhe veçanërisht të adresuara si akuza ndaj shumicës dhe“rolin hakmarrës të saj që do ta orientonte shfryrjen ndaj pakicësserbe”.
Në të kundërtën, nga Kosova nuk pati as eksod, as revansh, aspërndjekje të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, konkretisht tëpjesëtarëve të komunitetit serb. Institucionet e vendit u angazhuanfuqishëm në qasjen më pozitive të mundshme për sigurimin e rolit tëbarazisë qytetare me një kujdes të veçantë në procese integruese, dukedhënë paralelisht garancitë më të rëndësishme legjislative dhekushtetuese, ashtu siç ishin paraparë me frymën e propozimitgjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari. Me këto dokumente, si dhe meveprime praktike afirmative, që në Kosovë shpesh quhen qasje ediskriminimit pozitiv, kemi dhënë prova të fuqishme, jo vetëm përprezencën e garantuar në institucione të vendit, si në Parlament,qeveri, pushtet lokal, por në të njëjtën kohë, kemi investuar që çdoqytetar i Kosovës dhe, në këtë rast, edhe pjesëtarët e komunitetevepakicë, ta ndjejnë atë si atdhe të përbashkët. Të ndihen në të tëbarabartë dhe të dobishëm për perspektivën e vetvetes dhe perspektivëne përbashkët.
Së treti, Republika e Kosovës, duke qenë thellë e përkushtuar për paqendhe stabilitetin në fqinjësi dhe në rajon, ka marrëdhënie tëshkëlqyeshme me shtetet fqinje, me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin eZi, si dhe me vendet e tjera të rajonit.
Këto marrëdhënie po konkretizohen dita-ditës me marrëveshje bilateralenë shumë fusha. Tashmë jemi duke aplikuar lëvizjen e lirë tëqytetarëve, pa pasaporta, me Shqipërinë dhe me Malin e Zi, ndërsa nëproces është edhe liberalizimi i lëvizjes me Maqedoninë, si ndjenjë eafrisë dhe sigurisë mes qytetarëve të dy vendeve tona.
Në këtë frymë, qysh para dy vjetësh, gjatë një vizite në Tiranë, unëkam propozuar krijimin e një “mini-shëngeni ballkanik” në mes vendevetë rajonit. Kjo nismë, e cila është mirëpritur edhe nga presidentët ekëtyre vendeve, rithekson vullnetin tonë të plotë për të qenë të hapurdhe për të kontribuar drejtpërdrejt për lirinë e lëvizjes së njerëzvedhe të kapitalit, sepse këtu qëndron edhe forca e zhvillimit dhe eprogresit drejt së ardhmes, si dhe dëshmi më e drejtpërdrejtë epjekurisë sonë për procese euroatlantike.
Së katërti, duke pasur parasysh periudhën e shkatërrimeve të mëdha qëkanë lënë pasoja të jashtëzakonshme jo vetëm në humbjet njerëzore (mbi15 mijë njerëz të vrarë – sot akoma na mungojnë mbi dy mijë veta, fatii të cilëve ende nuk dihet), por edhe shembjen e potencialeveekonomike, gjatë kësaj periudhe kohore nga përfundimi i luftës dhe nëveçanti në vitet e fundit pas pavarësimit të vendit, Kosova ka filluarta rimarrë veten. Kosova po bën hapa të rëndësishëm në transformiminrrënjësor të ekonomisë së saj, gjithmonë në përshtatje të ekonomisë sëtregut.
Dua të veçoj se është përfunduar gati në tërësi procesi i privatizimitdhe në veçanti është shënuar një progres sado modest në shtimin eGJDP-së vjetore në një shkallë konstante prej 4-5 për qind. Kosovaështë treguar e matur në respektimin e politikave bashkëkohëse tëekonomisë së tregut dhe ajo tashmë është anëtare e Bankës Botërore dheFondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe synon anëtarësimin e shpejtë nëmekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Auditor i nderuar,
Karshi kësaj qasjeje të institucioneve të vendit, por edhe tëinvestimit përkrahës ndërkombëtar, si sfidë e deritashme ështëparaqitur hezitimi edhe i një pjese të komunitetit serb, të cilëtpërmes strukturave paralele, të instruktuara nga Beogradi, janëpërpjekur që të zhvillojnë politika bllokuese për progresin në Kosovë,duke mbajtur në radhë të parë peng vetë popullatën serbe.
Pikërisht në këtë kuadër, diplomacia serbe është përpjekur qënjëkohësisht të bllokojë proceset e njohjeve të mëtejme të Republikëssë Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare. Kjoështë shprehur drejtpërdrejt edhe me kërkesën e saj në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë, për të kërkuar mendim mbi ligjshmërinë eshpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Siç jeni në dijeni, më 22 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisësolli mendimin e saj këshillëdhënës, i cili jep përgjigje pozitive përpajtueshmërinë e plotë të vendimit të përfaqësuesve të popullit tëKosovës për pavarësinë e vendit me të drejtën ndërkombëtare.
Pra, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstaton se:
1. Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare;
2. Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244;
3. Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim as me dokumentin – Kornizën e Përkohshme Kushtetuese;
4. GJND po kështu konstaton se pavarësia e Kosovës është rezultat irrethanave specifike, duke konfirmuar kështu natyrën sui generis tëKosovës, ashtu siç e kishte prezantuar edhe emisari special iSekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z.Marti Ahtisari, dhe nuk paraqetprecedent për vende dhe hapësira të tjera, ku nganjëherë ekzistojnëshqetësime të paarsyeshme.
Këtë karakter sui generis të Kosovës e gjejmë të gërshetuar si simbiozëe shumë elementeve, prej atyre historike, juridike-kushtetuese – ngaqenia e Kosovës si njësi e barabartë në ish-RSFJ deri tek elementet etjera që kanë të bëjnë me periudhat e përjetimeve të vështiragjenocidale që ka pasur populli i saj për çka u nevojit edhe ndërhyrjahumanitare e bashkësisë ndërkombëtare për të shpëtuar popullin e sajnga zhbërja dhe gjenocidi.
Ky mendim kaq profesional, i paanshëm dhe eksplicit, fuqishëm kaverifikuar vendimin e Kosovës për pavarësi, të marrë përmespërfaqësuesve të popullit të saj dhe besojmë njëkohësisht se ështëargument determinues për të hequr dilemat edhe te vendet e caktuara qëkanë hezituar të marrin vendimet mbi njohjen, duke pritur verdiktin egjykatës.
Përkundër mendimit shumë të qartë të gjykatës, Serbia fatkeqësisht nëmënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për të shtrembëruar përmbajtjendhe qëndrimet e paekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme, sidomos me miratimin e rezolutës nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në variantin e bashkësponsorimit tëBE-së dhe të Serbisë, de fakto dhe de jure, i japin fuqinë me evaluimmeritor mendimit të Gjykatës. Me këtë, drejtpërdrejt, Republika eSerbisë, përkundër hezitimeve dhe propozim-projektit të mëhershëm tërezolutës së saj, të cilin është detyruar të tërheqë, e ka pranuarmendimin e Gjykatës, mendim i cili, siç thamë edhe në herët, aktin epavarësisë së Kosovës e cilëson të përputhshëm me të drejtënndërkombëtare. Pra, Serbia, përmes kësaj rezolute njeh realitetin epavarësimit të Kosovës.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Si gjatë kohës së negociatave për statusin para shpalljes sëpavarësisë, ashtu edhe në të gjitha periudhat e mëvonshme Kosova ështëdeklaruar me përkushtim që të ketë marrëdhënie të mira bilaterale meRepublikën e Serbisë. Përkundër tragjedive të përjetuara, dhe përkundërfaktit se Serbia ende sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për krimete bëra në Kosovë, të cilat nuk mund të harrohen, ne jemi thellësisht tëpërkushtuar që t’i japim shans bashkëpunimit mes të dy vendeve tona,por gjithmonë mbi bazë të barabartë, si dy shtete sovrane.
Pikërisht orientimi ynë që të kapërcejmë pasojat e tragjedive tëpërjetuara, duke i dhënë shans pajtimit qytetar, është shprehje e njëvizioni largpamës, që ka për qëllim ndërtimin e bazave të qëndrueshmetë paqes dhe të stabilitetit e të zhvillimit të përgjithshëm rajonal.
Prandaj, gjithmonë themi se ka shumë tema për të cilat dy shtetet tonamund të bisedojnë dhe që gjithmonë janë në interes të qytetarëve të tëdyja vendeve.
Pse të mos bisedohet për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe tëmallrave? Pse të mos bisedohet për bashkëpunimin ekonomik në fusha tëndryshme? Pse të mos bisedohet për aspektet e bashkëpunimit energjetikregjional? Pse të mos bisedohet për çështjen e kthimit të qytetarëve nështëpitë dhe në pronat e veta? Pse të mos bisedohet për çështjen e tëpagjeturve? Pse të mos bisedohet për njohjen reciproke të dokumentevezyrtare dhe shumë e shumë tema të tjera, që mund t’i sjellë koha?
Të gjitha këto, në idenë tonë do të shpreheshin në gatishmërinë elidhjes së traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendevetona. Pra, Kosova është e gatshme që sot të ofrojë një gamë të madhe tëtemave të interesit për qytetarët e të dy vendeve tona sovrane.
Pra, theksojmë se Kosova ka përshëndetur tekstin e rezolutës si tërësi,si dokument të rëndësishëm të OKB-së, që hap një epokë të re tëbashkëpunimit mes palëve (Kosovës dhe Serbisë) dhe se dialogu dhebashkëpunimi mes tyre vetëm mund të jetë kontribut për zhvillimin eproceseve të rëndësishme, të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe tëfqinjësisë së mirë.
Mirëpo, Kosova asnjëherë nuk është e gatshme që të bisedojë me Serbinëpër çështje të përfunduara njëherë e përgjithmonë, që janë statusi isaj politik si shtet sovran dhe i pavarur, integriteti territorial ivendit dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e saj tëbrendshëm juridiko-kushtetues.
Të nderuar miq të Kosovës,
Kosova ka vizion të qartë për të ardhmen e saj dhe ka resurse të mjaftueshme për të përmbushur këtë vizion.
E drejta në jetë, në liri dhe kërkim të fatit, që janë trekëndëshi më ifuqishëm orientues i demokracisë dhe lirisë amerikane, mbesin për nefanar orientues në punën dhe përkushtimin tonë për të ardhmen. Shekujte kaluar kësaj formule nuk ia kanë humbur vlerën. Përkundrazi!
Ju faleminderit!