Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka pritur sot në një takim zonjën Jane Armitage, drejtoreshë regjionale e Bankës Botërore, e cila shoqërohej nga Ranijit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.
Në takim, Presidenti Sejdiu shprehu angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar sa më shpejt në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, duke përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, si dhe për të respektuar obligimet që dalin nga ky akt.Ai gjithashtu falënderoi për ndihmat që Banka Botërore ka dhënë për popullin e Kosovës.Ndërsa, zonja Jane Armitage theksoi zotimin për vazhdimin edhe më tej të ndihmës për Kosovës. Ajo gjithashtu shfaqi shpresën se vizitën e ardhshme do ta realizojë në Kosovën e anëtarësuar në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.