DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazh urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e Festës së Pashkëve

Me rastin e Festës së Pashkëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka përgëzuar qytetarët e vendit. Në mesazhin e Presidentit Sejdiu drejtuar qytetarëve thuhet:

Të gjithë besimtarëve të krishterë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës u shpreh urimet e mia të përzemërta për Festën e Pashkëve, e cila është një ditë e madhe e ringjalljes së Krishtit, e ringjalljes së jetës, të shpirtit të njeriut dhe të mirës midis njerëzve. Është viti i dytë që këtë festë të shenjtë po e kremtojmë në Kosovën e lirë, shtet të pavarur e sovran. Duke u lutur për të gjithë ata që u martirizuan për lirinë e atdheut tonë të dashur, urojmë që në vendin tonë dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi dhe dashuria në mes të gjithë njerëzve.Urime të përzemërta, në këtë ditë kremteje, u shprehim ushtarëve dhe komandantëve të KFOR-it, që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për mbrojtjen e Kosovës, si ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të vendeve mike në Prishtinë.Urime dhe mbarësi për ju dhe për familjet tuaja!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!

This site is registered on wpml.org as a development site.