presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uron Dodë Gjergjin, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar me rastin e Festës së Pashkëve, Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.Po japim në vijim urimin e plotë të Presidentit Sejdiu:

I nderuari Dodë Gjergji,Ipeshkëv i Ipeshkvisë së KosovësDëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Festës së Pashkëve.Qytetarët e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart kontributin që ka dhënë gjatë viteve Kisha Katolike Shqiptare dhe udhëheqësit e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe njëkohësisht, për paqen, tolerancën dhe dashurinë midis të gjithë njerëzve në vendin tonë, pa dallim kombi e besimi. Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ringjalljes së besimit në Zotin. Le të lutemi në këtë ditë të bekuar që në mes nesh dhe kudo në botë, të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi.Duke ju shprehur edhe një herë dëshirën time për shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen, ju lus, i dashur Imzot Gjergji, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.Me respekt,                   Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.