presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uron për Pashkët Shenjtërinë e Tij, Papa Benediktit XVI

Me rastin e Festës së Pashkëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një urim të përzemërt Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI.Në urim thuhet:

Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVINë emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për Festën e Pashkëve.Duke ju përshëndetur ngrohtësisht nga Prishtina, kryeqyteti ynë, dua t’ju përcjell falënderimin e të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim etnie a besimi, për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim.Me urimet më të mira për Ju, për të gjithë besimtarët katolikë dhe njerëzit e vullnetit të mirë kudo në botë, Ju lus, Shenjtëria juaj, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.  Urime dhe fat!Sinqerisht, Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.