Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot Prof. Dr. Ahmet Acar, rektor i Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, i cili po ndërton kampusin dhe po shtrin aktivitetin e tij edhe në vendin tonë.
Presidenti Sejdiu e ka falënderuar z.Acar për punën që po bën institucioni që ai drejton, si dhe i ka premtuar përkrahjen e Presidencës dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.